-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 të arrestuar për trafik refugjatësh

Kryesoret

15 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë në kërkim për trafik emigrantësh nga vendet e Afrikës dhe Lindjes që kalojnë tranzit Shqipërinë për në vendet e BE-së. Mes 15 personave të arrestuar 3 janë të huaj me kombësi egjiptiane dhe siriane.

Policia njofton se gjatë hetimeve 12 mujore të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

Personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë personave kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në Shqipëri nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit