Ditën e sotme aktorja e njohur Yllka Mujo feston 71-vjetorin e saj të ditëlindjes.
Vajza e saj Elia Zaharia me anë të një postimi në instagram ka uruar nënën për ditëlindje dhe e falenderon për çdo gjë që ka bërë për të.
“Ylli jonë sot feston ditëlindjen dhe ne i jemi çdo ditë falenderues Zotit për mamin më të mrekullueshme në botë! Faleminderit që na ndriçon me dashurinë, mirësinë dhe mençurinë tënde. Zoti të dhëntë shëndet e jetën e paç të mbushur plot frymëzim, dashuri, art e ëmbëlsi e shtrenjta jonë! Të duam pafund”, shkruan Elia.