Ditën e sotme në Rinas u arrestua një 27-vjeçar banues në Kosovë pasi tentoi të kalojë kufirin me tre dokumente false sllovene.
Nga kontrollet në sportel u verifikua se 27-vjeçari kishte pasaportë sllovene, kartë identiteti dhe një leje drejtimi të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta, karta e identitetit dhe leja e drejtimit.
Ndërsa materiale procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.