Komandanti i forcave Quds të Iranit, Esmail Qaani, është shfaqur për herë të parë pas disa javësh mungese, duke marrë pjesë në një ceremoni mortore në Karbala, Irak.
Ai ishte përfolur për një “zhdukje” të mundshme, me disa raporte që spekulonin për një sulm izraelit që mund të kishte ndodhur në të njëjtën kohë. Qaani ishte aty për të nderuar komandantin e Gardës Revolucionare, Abbas Nilforoushan, i cili u vra në sulmet ajrore.
Pamjet e transmetuara tregojnë Qaani duke marrë pjesë në ceremoninë që po zhvillohej në nder të gjeneralit të vrarë.