Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka komentuar me entuziazëm hapjen e grupkapitullit të parë “Themeloret” në kuadër të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se Ministria e Drejtësisë ka një rol kyç në avancimin e reformave që do të çojnë në krijimin e institucioneve më efikase dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Postimi:
Një ditë historike për Shqipërinë! 🇦🇱🤝🇪🇺
Sot, me hapjen e grupkapitullit të parë “Themeloret” në konferencën e dytë ndërqeveritare për integrimin në BE, Ministria e Drejtësisë ⚖️ merr një rol vendimtar në avancimin e reformave për institucione më efikase në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit. Vijojmë me vendosmëri drejt #Shqipëria2030