Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka pritur në takim z. Thierry Baurres, Atashe për Sigurinë e Brendshme dhe z. Christophe Cherault, Oficer Ndërlidhes për Migracionin, përfaqësues të Ambasadës së Francës në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutuan rezultatet e arrira prej bashkëpunimit ndërpolicor në lidhje me shkëmbimin aktiv të informacioneve, lufta kundër terrorizmit, ndaj krimeve kundër pronës dhe krimeve të tjera financiare e tij.
Gjithashtu Proda shprehu gatishmërinë e policisë së shtetit për të marrë pjesë në operacionet kombëtare, si dhe garantoi parterët francezë se bashkëpunimi do të intensifikohet me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët.