Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në lidhje me publikimin të fundit të Eurostat, ku Shqipëra renditet në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë.
Bardhi shprehet se buxheti i shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet.
“Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve.
Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO”, shkruan Bardhi.