-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Inteligjenca artificiale mund të jetë armik dhe aleat në luftën kundër terrorizmit

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një debat mbi inteligencën artificiale (IA) dhe luftën kundër terrorizmit, theksoi se IA është një mjet i fuqishëm, por edhe i rrezikshëm, pasi terroristët e përdorin për dezinformata.

Dwaine Lee nga Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit theksoi rëndësinë e kujdesit në përdorimin e IA-s për të mbrojtur qytetarët.

Sveçla nënvizoi se Kosova përballet me sfida të reja dhe se ka zhvilluar strategji për të përmirësuar kapacitetet e saj.

“Ne tashmë kemi pranuar se AI është mjet i fuqishëm në luftimin e terrorizmit në shumë fusha. Na mundëson qasjen e të dhënave dhe mund të bëjë gjurmimet e terroristëve. Ne mendojnë që AI mund të ndihmojë edhe në transaksionet e dyshimta. Inteligjenca Artificiale nuk është pa sfidat e saj edhe terroristët janë duke shfrytëzuar ketë program për të krijuar des-informata për qëllimet e tyre dashakeqe”.

“Me zhvillimin e inteligjencës në një mënyrë nxit bashkëpunimin nder sektorial në politika më të forta dhe më të qëndrueshme. Ka rrezik që në ndjekjen e këtyre informacione sepse e drejta e informatave personale mund të shkelen, por ka etikë dhe adresohen. Duhet të kemi parasysh që të kemi ekuilibër mes të dyve, ne duhet të krijojmë një bilanc dhe të sigurohemi që teknologjia të përdoret në mënyrë të përgjegjshme dhe të ligjshme. Kam besim që ne mund të arrimë në paqe dhe siguri në kombet tona”, ka thënë Sveçla.

Edward Anderson nga OSBE bëri thirrje që IA të përdoret vetëm për qëllime të rëndësishme dhe në dobi të qytetarëve, duke theksuar momentin historik që po kalon Kosova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit