Policia greke ka arrestuar 39-vjeçarin Armiol Rrasa, nga Divjaka, i njohur si “Ari”, gjatë një operacioni në Athinë, ku iu gjetën një armë pistoletë TT dhe dy kallëpe tritoli të fshehura në sediljet e pasme të makinës.
Hetimet kanë zbuluar lidhje të dyshimta me mafien greke, pasi telefoni i tij kishte kontakte me individë të njohur në hierarkinë e grupeve të gjobëvënies. Rrasa ka një histori kriminale të gjatë, duke u arrestuar 12 herë për vepra të ndryshme, përfshirë trafik droge dhe akuzat e fundit për përdhunim.
Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në 2008, por ishte liruar në 2015. Policia po heton përdorimin e tritolit dhe destinacionin e tij.