-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Belgjika për trafik kokaine në Mal të Zi

Kryesoret

Në pikën kufitare Sukobin, Mal të Zi, policia malazeze ka arrestuar shqiptar A. D., i cili ishte nën kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Brukselit, Belgjika.

Ai kërkohet për të vuajtur një dënim prej 4 vitesh për veprat penale të krijimit të një organizate kriminale, posedimit të armëve dhe kontrabandës me narkotikë.

A. D. është akuzuar se, së bashku me grupin e tij të organizuar, ka rishitur kokainë në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia kishte gjetur rreth 83 kilogramë kokainë, rreth 80 mijë euro në para dhe një pistoletë “Glock”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit