-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Netanyahu duhet ta ketë parasysh vendimin e OKB-së për krijimin e Izraelit

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka theksuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk duhet të harrojë se Izraeli u themelua në bazë të një vendimi të Kombeve të Bashkuara (OKB). Gjatë një takimi në Pallatin Elysee, ai iu referua rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në 1947 për ndarjen e Palestinës në dy shtete, hebre dhe arab.

Macron gjithashtu kritikoi eksportin e armëve në Izrael për përdorim në Gaza dhe Liban, duke nënvizuar se duhet respektuar vendimet e OKB-së. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Izraeli vazhdon ofensivën e tij, pavarësisht thirrjeve për armëpushim.

Në reagimin ndaj Macron, zyra e Netanyahu theksoi se krijimi i Izraelit nuk ishte rezultat i një vendimi të OKB-së, por i Luftës së Pavarësisë, duke përmendur sakrificat e ushtarëve hebre dhe duke kritikuar vendimet e OKB-së si antisemitike.

“Nuk është një vendim i OKB-së”

“Një kujtim për presidentin francez: Nuk ishte një vendim i OKB-së që themeloi shtetin e Izraelit, por fitorja që u arrit në Luftën e Pavarësisë me gjakun e luftëtarëve tanë heroik, shumë prej të cilëve ishin të mbijetuar të Holokaustit, përfshirë edhe nga regjimi Vichy në Francë”, tha zyra e kryeministri izraelit në platformën sociale X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit