Ditën e sotme është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura.
Nga ky vendim duke fillua nga 1 janar 2025 do të përfitojnë shtesë të trajtimit financiar rreth 6000 efektivë të FA
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu reagoi në rrjetin social dhe shprehet se po ashtu duke filluar nga 1 janari i vitit 2025 edhe 2500 efektivë të tjerë do ta marrin këtë shtesë për herë të parë.
“Investimi në kapacitete, trajtimi financiar dhe profesional është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky vendim është mbështetje dhe një investim për ushtarakët me fokus në sigurinë e vendit, gjithmonë në gadishmëri për të mbështetur edhe strukturat rajonale e kombëtare në rastet e emergjencave civile.”, shkruan Vengu.