-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Me Ramën, i afrohemi varfërisë dhe shpopullimit! Zgjidhja, mosbindja civile

Kryesoret

Floriana Garo, zëdhënëse e PD, akuzoi qeverinë Rama për rritjen e varfërisë dhe shpopullimit në Shqipëri. Sipas Eurostat, mbi 46% e popullsisë është në rrezik varfërie.

Ajo kritikon qeverinë për propagandë luksoze, duke treguar se Shqipëria ka tregues më të lartë varfërie se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, rreth 1.1 milion shqiptarë jetojnë në kufirin e varfërisë.

“Arritjet” e qeverisjes së Edi Ramës janë shpopullimi dhe varfërimi i popullsisë”, thotë Garo, duke kërkuar mosbindje civile dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira si zgjidhje.

DEKLARATA E ZEDHENESES SE PD, FLORIANA GARO: Çdo ditë me Edi Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit! Zgjidhja është mosbindja civile dhe rotacioni

Garo: Ndërsa Edi Rama na përshëndeste dje me foto në rrjetet sociale me krerët politikë europianë, një agjenci europiane, që nuk merr parasysh politikën, por shifrat dhe faktet, po dje, i dërgonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një ‘kartolinë të zezë’ të gjendjes reale të vendit, përtej propagandës luksoze qeveritare.

Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, në një studim të publikuar dje, zbulon se mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Nëse varfëria është një term dhe gjendje lehtësisht e kuptueshme, me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social.

Pra, thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet.

Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar dje mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në kontinentin europian, bazohet te të dhënat e vitit 2021. Në këtë periudhë në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qendror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.
Edhe pse ka një ndryshim të lehtë mes veriut të vendit dhe jugut e Shqipërisë së mesme, mund të thuhet se gjysma e popullsisë shqiptare është në rrezik përjashtimi social dhe varfërie.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë statistikë është fakti se, sipas Eurostat, treguesit për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Nëse shikohet grafiku shoqërues i të dhënave të Eurostat, harta e Shqipërisë është e shënuar me të zezë.

Nëse u referohemi shifrave të vetë INSTAT-it dhe censusit të fundit qeveritar, ku reklamohen 2.4 milionë shqiptarë, del që mbi 1.1 milion janë në kufirin e varfërisë dhe të përjashtimit social.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës. Dy janë ‘arritjet’ e mëdha të Rilindjes: shpopullimi i vendit dhe varfërimi i gjysmës së popullatës së mbetur në Shqipëri.

Boritë e propagandës me miliona turistë dhe me suksese globale, sicc del nga shifrat e Eurostat nuk fusin gjë në xhepin dhe as llogaritë e shqiptarëve, por vetëm sa pasurojnë një grusht me ‘strategjikë’ në oborrin e Ramës.

Mosbindja civile, një qeveri teknike asnjanëse, që siguron zgjedhje të lira, një Komision parlamentar i të Vërtetës që zbulon lidhjet e krimit me politikën, dhe rotacioni janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë.
Çdo ditë me Edi Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit