Ish-kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka shprehur shqetësim pas incidentit në stadiumin e Pragës, ku tifozët çekë përdhosën flamurin kuqezi.
Ai ka akuzuar drejtuesit e lartë të FSHF-së se nuk reaguan për të ndalur ndeshjen, pavarësisht se ishin të pranishëm. Shakohoxha thekson se përgjegjësia bie mbi ta, pasi duhet të respektojnë simbolet kombëtare dhe të veprojnë në rast provokimesh.
Ai ka shprehur gjithashtu keqardhje për përpjekjet për të fajësuar futbollistët, duke kërkuar një reagim më të vendosur nga drejtuesit.
“Ajo që mua më ka mërzit është se zëra brenda Federatës dhe gazetarë pranë tyre duan të nxjerrin fajtor futbollistët se pse nuk reaguan. Futbollistëve nuk u lejohet kjo gjë, drejtuesit e Federatës kanë qenë në stadium, e kanë parë shumë mirë atë gjë.
Me laps e letër, llogaritë sesi Kombëtarja e mbyll Ligën e Kombeve në vendin e parë
Fotografia është shpërndarë nga tifozët kuqezi dhe pas pjesës së parë ku u postua dhe e lexuan në portalet në Tiranë duke qenë në stadium në Pragë edhe thanë hajde ta heqim.
Djalli ta marrë tani, të hajn dy salçiçe, të pijnë një birrë më pak dhe të dalin më shpejt aty në stadium dhe të hapin sytë, mos të shohim telefonin gjithë kohës.
Flamuri jot të është përdhosur dhe ti duhet ta ndalosh ndeshjen se je i detyruar ta bësh këtë gjë. Duhet të kesh respekt për flamurin tënd në çdo moment, je i detyruar për këtë gjë që për më tepër ti përfaqëson Shqipërinë.
S’ mund të rrish 45- minuta si buf në tribunë dhe të thuash se pash unë. Pastaj ka qindra punonjës, lojtarët njoftuan stolin, se përderisa Daku ia tha gjyqtarët këtë gjë, ia ka thenë edhe stolit dhe nuk reagon askush.
Dhe kjo është e pabesueshme”, u shpreh Shakohoxha.