-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot caktohet gjyqtari për dosjen e aferës ‘Partizani’

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, që dje festoi ditëlindjen e 80-të në arrest shtëpiak, përballet sot me caktimin e gjyqtarit për dosjen e aferës “Partizani”. Pas një hetimi 4-vjeçar, SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 të pandehur, përfshirë Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Dosja, që përmban 333 fashikuj, do të shqyrtohet në seancën paraprake të Gjykatës së Posaçme. Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër akuzohet për korrupsion pasiv, me pretendimin se ka lejuar shkelje ligjore në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Krahas Berishës dhe Malltezit, të akuzuar janë edhe dy biznesmenë, Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, si dhe financiereja Andia Pustina. Tashmë, GJKKO do të vendosë nëse çështja kalon për gjykim. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes, gjyqi do të nisë me seanca të tjera në vijim.

Berisha dhe Malltezi përballen me akuza të rënda, përfshirë korrupsion dhe pastrim parash. Hetimi për pasurinë e Berishës dhe përfitimet e familjes së tij do të vazhdojë, duke u fokusuar në ndërtimet që lidhen me truallin e kompleksit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit