Turqia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9, që disa media e kanë raportuar deri në 6.0.
Tërmeti u regjistrua në orën 10:46 me epiqendër në lagjen Kale të Malatya dhe u ndje në qytete të tjera si Dijarbakır dhe Elazig. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, konfirmoi se tre ndërtesa u shembën pjesërisht në Malatya, Sanliurf dhe Elazig, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Tërmeti u ndje gjithashtu në disa rajone të tjera, duke përfshirë Siri, Gjeorgji dhe Armeni. Grupi i emergjencave po vazhdon monitorimin e situatës.