Pasi anija italiane “Libra” mbërriti në Portin e Shëngjinit, 16 emigrantët e huaj kanë zbritur nga bordi. Ata ju nënshtruan disa kontrolleve mjekësore përpara se të zbrisnin.
Nën masa të rrepta sigurie, 16 emigrantët u shoqëruan në qendrën e pritjes të ngritur në Shëngjin, sipas marrëveshjes së nënshkruar prej Kryeministrave Rama-Meloni.
Emigrantët do të qëndrojnë rreth 24 orë në qendrën e pritjes në Shëngjin, e më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit, aty ku do të qëndrojnë për disa javë deri në shqyrtimin e dokumentacionit të tyre nga pala italiane.