Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tuneli”, një 36-vjeçar është arrestuar në Selitë për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, policia ka arrestuar gjithsej 7 persona dhe ka sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara, si dhe pajisje për kultivimin e drogës, përfshirë llambat.
Operacioni u zhvillua në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” dhe vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet do t’i kalohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme