-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi për masat e sigurisë para Parlamentit: Akt turpi për Shqipërinë

Kryesoret

Pas vendosjes së gardhit metalik nga Garda e Republikës përpara Kuvendit, kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Ai e cilëson këtë veprim si një turp për Shqipërinë, duke theksuar se vendi është anëtar i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian, ndërsa rrethon hyrjen e Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët.

Postimi i Bardhit: Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit