-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Spiropali përjashton Hotin: Keni bërë një krim, me ty do të merret SPAK

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca deputetët Elda Hotin dhe Petrit Doda pas një incidenti ku Hoti derdhi një lëng, në dukje benzinë, në tavolinën dhe ulëset e Kuvendit.

Pas përjashtimit, Spiropali theksoi se këto veprime rrezikojnë jetën e deputetëve dhe paralajmëroi për një kallëzim mbi ngjarjen.

“Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve“, tha Spiropali.

Deputetja e PD, Elda Hoti është shprehur se në shishen që mbante në dorë ajo kishte parfum dhe jo benzinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit