Një turist gjerman u ndihmua nga policia pasi kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth.
Motra e turistit ishte paraqitur në polici dhe kishte treguar që gjatë rrugës për eksplorimin e zonës nga Valbona në Theth, vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe nuk kishte më kontakte me të.
Pas disa orësh kërkime policia e gjeti turistin gjerman në gjendje të mirë shëndetësore.
Më pas ai u shoqërua dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.