Mesditën e sotme një 77-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Drisht në Shkodër.
77-vjeçarja me iniciale V.Sh., është gjetur e pajetë në një ullishte larg banesës së saj dhe pa shenja dhune. Ajo ishte larguar nga banesa që ditën e djeshme.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.