Ditën e djeshme janë vetëdorëzuar në polici motrat Berisha, të cilat para dy muajsh ka dhunuar barbarisht modelen Klea Prenga në një lokal duke ngrënë darkë.
Klea Prenga ka reaguar me anë të një postimi duke mohuar aludimet dhe duke thënë se do të ketë një mundësi pajtimi mes dy palëve.
“Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë, nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi giyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar!” , shkruan Klea.