Deputetja e PD-së, Albana Vokshi është përplasur me socialistin Petro Koçi gjatë seancës së sotme të Parlamentit.
“Kjo nuk është mosbindje civile, por një përpjekje luftë civile” tha Koçi. Por Vokshi i është afruar duke i hequr mikrofonin. “Nuk po na lënë të futemi brenda” tha ajo.
Reagimi i Spiropalit ishte i ashpër. “Ju zonja Vokshi, nuk keni asnjë të drejtë të dhunoi deputetin e Kuvendit, zotin Koçi.
Largohuni nga aty dhe uluni në vend. Vetëm sjellje prej gruaje nuk keni bërë sot dhe asnjëherë” tha ajo.