Deputeti socialist Erjon Braçe ka shprehur shqetësimin për sjelljen e deputetëve opozitarë në Kuvend, duke e quajtur atë të paprecedentë dhe një reflektim të keq të Shqipërisë në sytë e botës.
Ai ka kërkuar marrjen e masave ndaj atyre që shkelin rregullat, duke theksuar se “ndëshkimi duhet të jetë sipas ligjeve penale të Republikës së Shqipërisë”.
Braçe e quajti përdorimin e lëngut, që dyshohet të jetë benzinë, si një “armë vdekjeprurëse”, duke e konsideruar ngjarjen të tmerrshme për një parlament në zemër të Europës. Ai theksoi “Të shkosh para Parlamentit Europian me çantë që përmban benzinë është e papranueshme për imazhin e vendit tonë.”
Ai shprehu shqetësimin se opozita nuk po tregon veten, por po dëmton Shqipërinë me veprimet e saj. “Ajo që më dhemb sot është prezantimi i këtij vendi,” përfundoi Braçe.