-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda takon atasheun policor të Ambasadës të Austrisë në Tiranë

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka takuar Atasheun policor të Ambasadës së Austrisë në Tiranë, Andreas Nagy.

Në takim u vlerësua krijimi dhe funksionimi i policisë alpine, veprimtaria e strukturave të Policisë, gjatë sezonit turistik, ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore, kryesisht në fushën e hetimit të krimit kibernetik, shkëmbimi i praktikave më të mira për gjurmimin e aseteve të krimit dhe modernizimi i Sektorit të Daktiloskopisë dhe AND-së, të Institutit të Policisë Shkencore.

Gjithashtu Proda falënderoi z. Nagy, për vizitën dhe e garantoi atë, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të kontribuuar aktivisht në operacione policore të përbashkëta, me partnerët austriakë dhe me partnerët e tjerë europianë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit