Grupet politike në Parlamentin Evropian kanë rënë dakord për mënyrë sesi do të shpërndahen raportuesit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sic bën me dije European Western Balkans është vendosur që Raportuesit për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën të jenë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), grupi më i madh në PE, ndërsa Raportuesit për Shqipërinë dhe Serbinë do të vijnë nga grupi i socialistëve.
Më tej mësohet se, një eurodeputet nga grupi “Rinovo Europe” do të marrë postin e Raportuesit për Malin e Zi, dhe Raportuesi për Maqedoninë e Veriut do të jetë përfaqësues i grupit të Gjelbërve.
Emrat e Raportuesve të rinj pritet të mësohen deri në fund të vitit. Raportuesit e Parlamentit Europian, ndër të tjera, janë përgjegjës për hartimin e Raporteve vjetore mbi situatën në vendet kandidate për në BE ose aspirante.
Gjatë shkrimit të raportit, ata mund të konsultohen me ekspertë përkatës dhe palë të tjera të interesuara.
Ata janë gjithashtu përgjegjës për hartimin e të ashtuquajturave “amendamente kompromisi” në Draft Raportet dhe zhvillimin e negociatave “, të caktuar nga grupet e tjera parlamentare.
Raportet e hartuara nga Raportuesit fillimisht miratohen nga Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe më pas debatohen dhe votohen në seancë plenare.