Gjykata e Posaçme ka caktuar vendimet për pesë anëtarët e grupit krimianl të cilaët akuzohen për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut”. Në këtë atentat mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.
GJJKO ka dënuar me 25 vite burg, pesë anëtarët e grupit kriminal.
Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.
SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.