Pak ditë më parë punonjësi i gardës Henri Haxhiraj 37 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit dhe ndërroi jetë pas disa orësh në spital.
Henri është vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj e cila bëri një reagim prekës ku thoshte që “motrën e ka marrë malli që tani”.
Sheila një ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin social instagram ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur duke i dërguar mesazhe ngushëllimi në ditët më të vështira për të dhe familjen e saj.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruante këngëtarja.