-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncert recital i pianistes Patricia Roșca në Tiranë

Kryesoret

Ditën e hënë më 21 tetor 2024 në orën: 19.00 në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” në  Tiranë do të mbahet koncerti recital i pianistes rumune  Patriçia  Roshka (Patricia Roșca). Në program janë parashikuar vepra të kompozitorëve: Enesku, List, Kraja, Cajkovski, Ravel. Kjo është përvoja e parë në skenën e Shqipërisë për pianisten e re që do të pasohet të martën e datës 22 tetor nga një bisedë me studentë të degës së pianos të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve.

Pianistja  17  vjeçare  Patriçia  Roshka ka  lindur në Lugozh të qarkut të Timishit të Rumanisë ku edhe nisi shkollën e muzikës “Filaret Barbu”  në klasën e mësuese Ramona Krina. Në klasën e pestë nisi studimet me profesoreshë  Karmen Shoner.  Pas shumë suksesesh dhe rezultatesh të shkëlqyera duke filluar që nga klasa e 9-të ajo studion piano në Kolegjin Kombëtar të Muzikës “Xhorxhe Enesku”  të Bukureshtit në klasën e profesoreshës Mihaela Zamfiresku.

Që në fillimet e saj ka  marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka fituar çmime të rëndësishme dhe është ftuar të interpretojë në mbrëmjet e fitoreve të tilla si:

Çmimi i madh “Pro Piano Timishoara”;

Trofeun e Kristaltë  “Klara Peia”;

Çmimin e Madh Duo  “Sabin Pautza”;

Çmimin e parë në “Alma Cornea”;

Çmimin e parë në “Golden Piano Talent”  Maqedoni e Veriut;

Çmimin “Neapolitan Master Competition” në Itali;

Çmimin e parë në “Franc List Center International” në Spanjë;

Çmimin e parë “Simirum Muzic Fest”;

Çmimin special dhe një recital në “Museart Academy”;

Pianistja më e mirë e edicionit “Gradus”;

Çmimi special dhe një mbrëmje Gala në Vjenë dhe një Recital në “Mozart House”.

Pianistja Roshka ka marrë pjesë në shumë konkurse si në Rumani ashtu edhe jashtë si në: Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari, Serbi etj. Në Republikën  Çeke ishte finaliste dhe fituese e Konkursit “Elevato” në Konservatorin e Pragës ku dhe debutoi me orkestrën e Karlovi Varit e drejtuar nga dirigjenti Bernat Quetglas me interpretimin e Koncerit nr. 1 në Sol Minor të Feliks Mendelsonit. Aktualisht është një ndër të rejat olimpike të Rumanisë duke qenë fituese e çmimeve të rëndësishme në Olimpiadat kombëtare. Për më shumë përparim ajo ka marrë pjesë në orët e Masterklasave me profesorë dhe pianistë të shquar si: Dragosh Mihëilesku, Çedrik Pescia, Horia Mihail, Manuela Iana Mihëilesku, Xhuzepe Devastato, Dragosh Dumitriu, Xhovana Banjac, Vlad Dimulesku dhe shumë pianistë e profesorë të tjerë.

PROGRAMI  I RECITALIT:

GEORGE ENESCU- TOCCATA, PAVANA,  BOUREE DIN SUITA NR.2 OP.10.

FRANZ LISZT -RAPSODIA HUNGAREZE NR.12.

LISZT -GRANDES ETUDES DE PAGANINI NR.1.

NESTOR KRAJA- TOCCATA dhe  “ENIGMA”

ÇAJKOVSKI  PABST- Parafraza e koncertit nga “Bukuroshja e fjetur”.

MAURICE RAVEL-LA VALSE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit