Klubi nga Suuhareka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar që Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i Suharekës.
“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Shpetim Duro. Ndihemi te lumtur për bashkëpunimin dhe shumë mirenjohës për punën e bërë deri më tani ku ishte kënaqësi që në rradhët tona kishim një njeri si Shpetim Duro. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim e gjithë kryesia, staffi dhe futbollistët të jemi falenderues për gjithqka”, thhet në njoftimin e Klubit.
Duro drejtoi ekipin e Superligës së Kosovës për 7 ndeshje, me skuadrën që mori një mesatare prej 1.86 pikësh për ndeshje. Suhareka renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë.