Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmë në një autostradë në veri të Polonisë, ku katër persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën. Rreth 15 automjete, përfshirë një kamion, ishin të involvuara në incidentin që ndodhi në autostradën S7.
Sipas raportimeve, një kamion goditi nga prapa një veturë, duke shkaktuar një përplasje zinxhir. Ndër viktimat ka pasur edhe të mitur.
Shoferi 37-vjeçar i kamionit është arrestuar, ndërsa testet kanë treguar se ai nuk ishte nën ndikimin e substancave. Hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.