Bayern Munich arriti një fitore të thellë 4-0 ndaj Stuttgart në ndeshjen e javës së shtatë në Bundesligë. Pas një pjesë të parë pa gola, bavarezët u treguan të pamëshirshëm në të dytën.
Harry Kane shkëlqeu me tre gola, duke shënuar në minutat 57, 60 dhe 80. Kingsley Coman vulosi rezultatin me golin e tij në minutën e 89.
Kjo fitore e rikthen Bayern në krye të renditjes, me 17 pikë, të barabarta me Leipzig që ndodhet në vendin e dytë.