-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-prokurori Hajdari: SPAK përballet me presion politik dhe kriminal

Kryesoret

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ka theksuar se SPAK po përballet me sfida të mëdha, duke u sulmuar vazhdimisht nga politikanë dhe grupe kriminale. Ai shpjegoi se mbështetja nga institucionet e tjera është minimale dhe shpesh vjen me “pikatore”.

Hajdari u shpreh se SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të hetimeve në proces dhe pritet të ketë më shumë dosje të zyrtarëve të lartë.

“SPAK po punon në kushte të vështira për shkak të goditjeve nga zyrtarë të lartë që janë në proces apo që pritet të merren në hetim. Këtë e bëjnë edhe grupet kriminale. SPAK ka aleat deri tani punën, mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mos humbja e besimit në publik.

Numri më i madh i zyrtarëve të lartë, janë normalisht nga qeverisja dhe pak nga opozita sepse kanë kaluar shumë kohë kur ka qenë në pushtet.

Besimplotë që me gjithë sulmet ndaj SPAK, pranoj vërejtjet jo sulmet, SPAK do të jetë në qendër të vëmendjes. Një deputet i PS u mor nën përgjegjësi penale, priten dosje të tjera gjatë këtyre ditëve sepse po mbaron mandati dhe ata vetë kanë deklaruar se disa dosje të zyrtarëve të lartë janë të papërfunduar për shkak të letërporosive që janë dërguar në shtetet e tjera”, tha Hajdari.

Sipas tij, sulmet ndaj këtij institucioni, përfshirë rastin e një deputeti të PS-së, kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të SPAK me institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar besimin publik.

“Duan fonde bashkëpunim ndërkombëtar, bashkëpunim me BKH, garanci në punën e tyre. Kanë bërë thirrje disa herë që të ketë bashkëpunim. Është institucion që pa mbështetjen e institucioneve të tjera e ka të vështirë. Kjo mbështetje shpesh ka ardhur me pikatore, sipas SPAK-ut“, tha Hajdari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit