Policia e Shkodrës ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale P.I, i cili plagosi me thikë një efektiv gjatë një intervenimi për një rast dhune në familje.
Pas një denoncimi, punonjësit e policisë kishin shkuar në banesën e tij, ku ai i kundërshtoi me dhunë, duke shkaktuar lëndime në dorë dhe fytyrë njërit prej tyre.
P.I., i njohur për precedent kriminal, do të akuzohet për “Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik”.
Shkodër/ 30-vjeçari plagos një efektiv gjatë ndërhyrjes për dhunë në familje