Një aksident i ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, ka përfshirë një automjet dhe një motor.
Sipas raportimeve nga policia, pasagjerja e motorit ka marrë dëmtime të lehta. Aktualisht po kryhen verifikime për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Pasagjerja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.