Atletja Luiza Gega ka treguar se në Maratonën e Tiranës ajo ishte me grip dhe ideja që do të bënte 42 kilometra ishte strapacuese për të.
Gega tha se para një muaji që ishte në Kosovë u bind që mund të thyente këtë rekord.
“Unë nuk jam sportiste maratone, por duke qenë se është i vetmi aktivitet sportiv në Tiranë i të tilla niveleve dhe Martona është një distancë e gjatë në sportin e atletikës, dhe ka një fokus të veçantë edhe nga sportistët amatorë, ku mjafton të veshësh një palë atlete dhe të vraposh. Është një emocion i veçantë që më pëlqen shumë. Është një rezultat i mirë, jo i një niveli të lartë në të tilla vente, por ka dhe shpërblime të mira ku ti thua po lodhem që po lodhem por të marrë ndonjë gjë të mirë të paktën, pasi kostoja financiare është shumë e rëndësishme për këdo.”, tha Luiza.
Ajo u shpreh se nëse gara nuk shkon siç duhet ndihet keq.
“Gjërat kanë ndryshuar shumë tashmë, pasi në vitet e fundit edhe pse kisha menduar që të tërhiqesha nga mosha 32-33, por ndryshuan shumë gjërat, sidomos tek shpërblimet: që futen shpërblime si kampione Ballkani, aq më tepër që tani kemi dhe status, dhe kjo është arsyeja se pse unë e vazhdoj sportin edhe pse jam në limite”, tha Luiza.