Luiza Gega ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Maratonën e Tiranës, duke vendosur një rekord kombëtar në edicionin e tetë të garës. Pas një gripi të fortë dy ditë para garës, ajo shprehu emocionet e saj dhe theksoi se kishte filluar me frikë, pa e ditur se çfarë do të arrinte.
“Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete, pasi mbështetje nga njerëzit të jep forcë që nuk mendon se e ke,” tha Gega.
Ajo theksoi rëndësinë e komunitetit që e mbështet në aventurat e saj sportive, duke e konsideruar këtë maratonë ndryshe nga të tjerat. Arritja e saj ka emocionuar pjesëmarrësit dhe tifozët, duke e bërë Luiza Gegën një model frymëzimi për të rinjtë në Shqipëri.