Media franceze “Luxus Magazine” e shpall Shqipërinë si një nga destinacionet më në trend për turizëm, duke theksuar bukuritë e saj natyrore dhe arkeologjike.
Sipas raportimeve, vendi ka tërhequr 10 milionë vizitorë në vitin 2023 dhe pritet të vazhdojë rritjen. Turizmi ka kontribuar në rritjen e PBB-së, me të ardhura që arritën 4,2 miliardë euro. Ekspertët theksojnë se Shqipëria ofron mundësi investimi dhe se përqendrohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke promovuar fshatra dhe peizazhe mahnitëse.
Koha ideale për të vizituar është nga maji deri në shtator.