Fundjavë e vështirë në Itali, ku reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të mëdha nga veriu në jug, duke prekur edhe Sicilinë.
Në Emilia-Romagna, rreth 80 milimetra shi ranë në 4 orë, duke përmbytur Bolonjën dhe rrethinat. Një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro, kur makina e tij u godit nga një valë përmbytjeje.
Situata është kritike gjithashtu në Ravenna, Modena dhe Reggio Emilia, me pezullimin e qarkullimit hekurudhor në disa zona.