Ditën e sotme u arrestua Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ai është arrestuar me urdhër të SPAK.
Meta është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.
Ai është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar edhe nga policia pranë zonës së Casa Italias në Tiranë teksa po shkonte në seli. Meta dyshohet se është arrestuar për pastrim parash.
Ndërkohë ai kishte paralajmëruar në orën 13:40 një konferencë për shtyp ku do të merrnin pjesë gazetarët.