-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asllani humb shansin e artë, kërkon rikuperim për ndeshjen me Juventusin

Kryesoret

Kristjan Asllani ka kaluar një moment të vështirë pasi mungoi në ndeshjen e djeshme të Interit ndaj Romës për shkak të një goditjeje të marrë gjatë stërvitjeve. Kjo ishte një mundësi e artë për të treguar vlerën e tij, sidomos pas dëmtimit të Çalhanollu, i cili do të qëndrojë jashtë për rreth një javë.

Sipas mediave italiane, Asllani gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Ligën e Kampioneve ndaj Jang Bojs, duke humbur kështu një mundësi për t’u bërë titullar. Ai po kryen stërvitje individuale në ambientet e klubit dhe shpreson të rikuperohet në kohë për ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit. Nëse Çalhanollu vazhdon të mungojë, Asllani do të ketë mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tij në fushë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit