-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokat Gjokutaj: Takimi me Metën në polici, ishte i vendosur, tre akuza

Kryesoret

Avokati Genc Gjokutaj doli nga drejtoria e policisë Tiranë duke deklaruar pas takimit me Ilir Metën se Kryetari i Partisë së Lirisë ishte i vendosur për t’u përballuar me drejtësinë. Ai tha se Meta akuzohet për tre vepra penale.

“Isha në takim me zotin Meta, ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. Ai ka qenë disa herë në SPAK, kjo cështje ka pesë vite. Këto rrethana janë 5 vite në duart e prokurorëve. Kjo është politike.

Dyshja Rama-Dumani me ish-bashkëpunëtorët e Metës që kanë marrë një vendim që sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është i qartë, ai është i vendosur për t’u përballur me procesin. Ai është gati për të sqaruar rrethanat. Vendimin e kam marrë por nuk e kam lexuar. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit