-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Arrestimi i Metës, tregues i dëshpërueshëm për krimin në Kryeministri

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, duke theksuar se ndodhi në një kohë kur Kryeministria është bërë qendra e krimit të organizuar.

Ai e akuzon qeverinë për lidhjet me bandat dhe abuzimet me fondet publike, duke e konsideruar arrestimin si një tentativë për të ndaluar denoncimet e Metës mbi aferat korruptive.

Basha nënvizon se Meta ka qenë një zë kritik ndaj keqqeverisjes dhe përpjekjeve për të fshehur skandalet.

Sot ndërsa ishte paralajmëruar një konferencë për shtyp, ku Meta demaskon si çdo javë aferat dhe keqqeverisjen, apo aktet e dhunshme të institucioneve të vendit, abuzimet me fondet publike, lidhjen e bandave me krimin e organizuar, dhe lidhjet e këtij të fundit me kryeministrin dhe ministrat e tij.

Pra, z. Meta ka qenë në një demaskim të vazhdueshëm sa i përket aferave madhore të kësaj qeverie që ne i kemi trajtuar siç janë incineratorët.

Arrestimi i presidentit të PL-së, Balliu: Rama urdhëroi skapin e tij të sulmojë Ilir Metën
Kryeministria është kthyer në selinë qendrore të krimit të organizuar, ku bandat futen brenda institucionet dhe i marrin vendimet dhe kjo është vërtetuar me kohë nga zëvendëskryeministri i Ramës, Arben Ahmetaj”, u shpreh ndër të tjera, Faik Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit