Kryetar i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Besart Xhaferri shprehet se me arrestimin e Jurgis Çyrbes, zbërthimi i aplikacionit Sky nisi vettingun në parlament.
“Arrestimi i deputetit të PS Jurgis Çyrbja nuk përbën asnjë surprizë pasi prej një dekade Edi Rama në Durrës i ka shkrirë në një partinë, krimin, administratën, policinë dhe sipërmarrjen.
Ata që kanë mandat deputeti në radhët e PS në atë qark ndër më të rëndësishmit në vend para se takohen me Kryetarin e PS, deputet po në Durrës, takohen me koordinatorin e tij.
Jurgis Çyrbja nuk është viktimë e klaneve politike në Durrës, por viktimë e projektit të Edi Ramës për kriminalizimin e skajshëm të politikës.
Jurgis Çybja i kapur në komunikime në SKY me krimin që mban peng atë qytet, deri dje në Parlament për llogari të Edi Ramës ngrinte kartonin për të miratuar ligjet për investitorët strategjikë dhe për të dhunuar dhe asgjësuar opozitën.
Pas vettingut në Policinë e Shtetit përgjimet e SKY tashmë do nisin një vetting të dytë për politikanët dhe pritet të pastrojnë Parlamentin nga pengjet e krimit të organizuar që Edi Rama futi në Parlament nga dritarja.
Ta harroni që ndonjë deputet në PS ka guxuar të përdorë SKY pa lejen dhe bekimin e Edi Ramës, njeriu që injektoi krimin në administratë dhe deri në nivelet më të larta politike.
Masbindja civile është për të shpëtuar shqiptarët nga kthetrat e këtij sekti të kriminalizuar që po tërheq zvarrë Shqipërinë” shprehet ai.