Një 27-vjeçar, shtetas i huaj, është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka vjedhur një taksi tip “Hyundai”. Ngjarja ndodhi në autostradë, përballë një qendre tregtare, kur drejtuesi i taksisë, L. C., zbriti për të nxjerrë bagazhet dhe 27-vjeçari A. R. e mori makinën dhe u largua.
Ky person ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme për dyshimin se kishte vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.
Pas ndalimit, ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.