-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erisa Xhixho: Arrestimi i Ilir Metës, një akt që turpëron Shqipërinë

Kryesoret

Nënpresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Ilir Metës, duke e quajtur atë një “arrestim banditesk”. Ajo e kritikoi këtë veprim si një akt që turpëron Shqipërinë dhe si një shfaqje të qartë të abuzimit të pushtetit nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Xhixho e përshkroi arrestimin si “terrorist” dhe të orkestruar nga Edi Rama, duke theksuar se drejtësia është shndërruar në një vegël hakmarrjeje ndaj rivalëve politikë. Ajo argumentoi se ky veprim tregon se shteti policor është fytyra e regjimit aktual dhe se pas tij qëndron krimi i organizuar.

Postimi i plotë:

ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË

I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.

Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë.

Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit