-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Meta reagon nga burgu: Ndihem më i fortë se kurrë, besoj në pafajësinë time të plotë

Kryesoret

Pas arrestimit të tij, Ilir Meta ka bërë një deklaratë përmes së cilës falënderon anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetje. Ai thekson se ky moment shënon fillimin e një faqeje të re në përballjen me Narkoshtetin, duke shprehur besim në fitoren e kauzave kombëtare dhe demokratike.

Meta e quan arrestimin e tij një veprim banditesk, që tregon panikun e regjimit përballë të vërtetave. Ai ndjehet krenar për patriotizmin e tij dhe shpreh besim në pafajësinë e tij.

Postimi:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.
Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.
Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!
Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!
Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.
Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.
Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit