-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Spahiu për arrestimin e Ilir Metës: Rama, person më i trishtuar nga ky veprim

Kryesoret

Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu diskutoi arrestimin e Ilir Metës, duke theksuar se ky veprim prek politikisht Edi Ramën, pasi është kryeministri i vetëm që nuk i është hapur dosja.

Ai argumentoi se historikisht, çdo kryeministër shqiptar ka përballur hetime penale, duke përfshirë Sali Berishën dhe Fatos Nanon. Spahiu kritikoi gjithashtu reagimin e Metës, duke thënë se si ish-president dhe ish-kryeminist, ai nuk duhet të sillet si një person i zakonshëm përballë forcave të ligjit.

“Mendoj që forma e ekzekutimit të një mase është e papërshtatshme. Duhet të jesh i bindur që njeriu që është trishtuar nga ky arrestim është Edi Rama, sepse është i vetmi kryeministër në 34 vitet e fundit që nuk i është hapur dosja. Është hapur dosja e çdo kryeministri, Ahmeti, Fatos Nano, ndjekje penale ndaj Sali Berishës, është arrestuar Ilir Meta. Tani është hapur praktika penale, çdo kryeministër shkon në bankën e të akuzuarve. Unë e shikoj si të dyanshme dhe të papërshtatshme, edhe atë sesi e ka ekzekutuar masën e sigurisë edhe vetë reagimi i Ilir Metës duke kundërshtuar forcat ligjzbatuese sepse Ilir Meta është ish-president dhe ish-kryeministër dhe s’duhet të reagojë si forcat, si në lagje, kur i komunikohet shkresa e prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit