Edvin Kulluri komentoi në “5 Pyetjet me Babaramon” arrestimin e ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, duke e cilësuar veprimin e tij si një nga gjërat më të rënda në këto 34 vite. Ai theksoi se Çyrbja ka fshehur një vrasës, një akt që e konsideron të papranueshëm për një deputet.
Kulluri e shpalli përgjegjës kryeministrin për korrupsionin galopant, duke theksuar se çdo drejtues politik duhet të vendosë kritere të qarta.
‘Nuk është instrument i qeverisë. Ka mbështetjen e opinionit publik dhe mbështetjen e partnerit ndërkombëtar.
Politikisht njeriu përgjegjësi për korrupsionin galopant është kryeministri. Ai e di shumë mirë për Çyrbjen. Çdo drejtues politik vendos kritere. Çyrbja nuk ka ngrënë as një dardhë. Si guxon një deputet dhe fsheh një njeri që akuzohet për vrasje? Si arrin ky elita e kombit bën këtë gjë? Gjëja më e rëndë në këto 34 vite, si kulturë e shpifur politike është e Çyrbjes me Hajrin.’